Trajneri Flik: Duhej kjo fitore për Barcelonën, tani presion Realit dhe Atletikos

trajneri flik duhej kjo fitore per barcelonen tani presion realit dhe atletikos

Barcelona ka arritur një tjetër fitore me shumë gola. Mbrëmë në La Liga ajo ka mundur Seviljen 1-4 në transfertë, duke iu afruar në këtë mënyrë dhe me dy pikë të tjera Realit dhe Atletikos.



flik

Trajneri i saj Hansi Flik nuk e ka fshehur kënaqësinë për suksesin që e kthen Barçën plotësisht në garën për titull.

“Sevilja ka një skuadër të mirë dhe e tregoi në një pjesë të madhe të ndeshjes. Por unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit, veçanërisht në pjesën e dytë, ku kemi dominuar. Nuk ka qenë e thjeshtë sa tregon rezultati.

Në pjesën e parë e kemi nisur mirë, kemi shënuar shpejt, por për fat të keq kemi pësuar gjithashtu shumë shpejt. Sevilja ka luajtur mjaft mirë në këtë pjesë. Në të dytën kemi rritur ritmin dhe kjo ka sjellë fytet e saj. Jam shumë i kënaqur, pasi mund të shtojmë presionin mbi Realin dhe Atletikon që janë para nesh në renditje.

E rëndësishme është që ne të shohim punën tonë, të përmirësohemi dhe më pas të shohim dhe renditjen. Unë mendoj se po bëjmë progres pas çdo ndeshjeje”, tha Flik.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →