Ronald Koeman, trajneri aktual i kombëtares holandeze, është dakord me Xavin. “Të qenurit trajner i Barcelonës i shkakton probleme shëndetit mendor. Është detyra më e vështirë që kam pasur në karrierë, e kam vuajtur shumë sepse kishte presion dhe stres” – Tha Koeman.
“Unë kam pasur një marrëdhënie konfliktuale me Laportan, ndryshe nga Xavi. E kuptoj. Ai kishte qenë vetëm në Katar dhe më pas kaloi në Barcelonë. Nuk ishte mësuar me kritika, kishte marrë vetëm lëvdata. Dhe pastaj shtypi drejton një armë drejt jush. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, është faji i trajnerit. Edhe unë kam vuajtur të njëjtin stres dhe presion” – Shtoi Koeman.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co