
Fier/ Vijon operacioni i koduar “Tranzit”.
Kapet njëri prej 3 shtetasve të shpallur në kërkim në muajin janar 2024, për trafikimin e 11 emigrantëve.
Sektori për Hetimin e Trafiqeve i DVP Fier, në vazhdimësi të operacionit “Tranzit”, ka kapur dhe ndaluar njërin prej 3 shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin K. N., 56 vjeç, banues në Patos.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë, bashkëpuntorë të shtetasit K. N., të shpallur në kërkim.
Këta shtetas në janar 2024 transportonin kundrejt pagesave, emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co