Tifozët i kërkojnë Nico Williams, Laporta: Do të bëj gjithçka ta sjell

tifozet i kerkojne nico williams laporta do te bej gjithcka ta sjell
tifozet i kerkojne nico williams laporta do te bej gjithcka ta sjell

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta vazhdon të bëjë presion dhe të shpallë publikisht synimet e tij me Niko Uilliams. Që kur presidenti i Barcelonës e pranoi më 8 korrik, një javë para finales së Europianit, se Barça kishte para të mjaftueshme për të nënshkruar me yllin e Bilbaos dhe kombëtares spanjolle, ai nuk ka reshtur së foluri për këtë temë.

E fundit ishte pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku ai pranoi se do të tentojnë ta nënshkruajnë në këtë merkato verore me yllin 22-vjeçar. Një tifoz i Barcelonës takoi Joan Laportën në makinën e tij të dielën dhe ai nuk ngurroi të ndalonte. Ndërkohë që po regjistrohej, presidenti i Barçës ka dërguar një urim dhe më pas është pyetur për njeriun e momentit. “A do të nënshkruajmë me Niko Uilliams” ishte pyetja e qartë që tifozi i katalanasve i bëri numrit një të klubit.

Presidenti i Barçës nuk hezitoi t’i përgjigjet shoqëruar me një buzëqeshje: “Do të përpiqemi, do të bëjmë gjithçka për ta sjellë në Barcelonë”.

Barcelona e ka kthyer Niko Uilliamsin në prioritet dhe objektivin numër një për këtë merkato dhe aq më tepër pas paraqitjes së shkëlqyer të tij në Euro 2024 që ka bërë me Spanjën.

Për të mbërritur te Niko Uilliams, Barcelona e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë. Klauzola e largimit të sulmuesit nga Bilbao është 58 milionë euro. Klubi bask nuk ka ndër mend të negociojë për çmimin e transferimit pas rinovimit të tij disa muaj më parë. Për momentin Barcelona nuk ka likuiditetin e nevojshëm dhe planifikon të përdorë sërish një kredi për të financuar afrimin e tij.

Sipas “Cadena SER”, Barcelona po planifikon të marrë një tjetër hua 100 milionë euro për të financuar klauzolën e lojtarit si dhe të mbulojë një pjesë të pagës së tij. Kjo hua shihet si e vetmja mënyrë praktike që ata kanë për momentin për të nënshkruar me Nikon.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →