
Një tërmet i rrallë për rajonin me intensitet 4.7 Rihter ka ndodhur mëngjesin e së premtes në New York.
Epiqendra ishte rreth 30 kilometra në perëndim të qytetit të Nju Jorkut, në territorin e shtetit të Nju Xhersit.
Thellësia fokale ishte vetëm 7 kilometra. Nuk raportohet për dëme materiale apo viktima. Mediat e Brooklynit raportojnë se banorët dëgjuan një gjëmim dhe ndjenë se ndërtesat dridheshin.
Lëkundjet u ndjenë në shumë zona të Bregut Lindor të SHBA-së, që është një zonë me aktivitet sizmik minimal.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co