“Teoria se braktisën Shqipërinë, zero me xhufka. As gojët me qime s’thonë dot gjë”/ Rama: 1.2 mln pasagjerë hynë nga Rinasi në korrik, 175 mijë automjete më shumë nga Kosova

teoria se braktisen shqiperine zero me xhufka as gojet me qime sthone dot gje rama 1 2 mln pasagjere hyne nga rinasi ne korrik 175 mije automjete me shume nga koso
teoria se braktisen shqiperine zero me xhufka as gojet me qime sthone dot gje rama 1 2 mln pasagjere hyne nga rinasi ne korrik 175 mije automjete me shume nga koso

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur skeptikëve sa i takon sezonit turistik që po kalon Shqipëria. Nga Dhërmiu, Rama bëri publike shifrat e muajit korrik për numrin e pushuesve që kanë hyrë në vendin tonë. Kreu i qeverisë tha se përmes aeroportit të Rinasit në Shqipëri kanë hyrë muajin e kaluar 1.2 milionë turistë, 350 mijë më shumë krahasuar me korrikun 2023.

“Nga aeroporti kanë hyrë thuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë. E dini sa më shumë se sa vjet? Mbi 350 mijë më shumë. Madje këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme: 44 mijë! Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, një volum marramendës dhe i paimagjinueshëm deri pak vite më parë. Fatmirësisht për shifrat e aeroportit nuk mund të thonë dot gjë as ato gojët me qime të atyre që nuk pushojnë u zbraz Shqipëria, edhe nga shqiptarët tani, edhe nga turistët, sepse aeroporti i Tiranës po mbush vitin në krye të klasifikimit Europian për rritjen relative me vitet paraardhëse. Ndërsa në vlerë absolute, numër pasagjerësh për numër pasagjerësh, Tirana e ka spostuar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit, i cili historikisht ka qenë i pari dhe absolut në këtë rajon”, tha Rama.

[embedded content]

Hyrjet nga Kosova kanë qenë temë debati në media dhe rrjete sociale. Rama i quan teori keqdashëse dhe zero me xhufka zërat që pretendojnë se shqiptarët e Kosovës kanë braktisur Shqipërinë këtë vit.

“Po edhe shifrat e hyrjeve në Morinë, që i tregon regjistri elektronik i pagesës së autostradës, ku mund lexohet çdo hyrje tregojnë se këtë vit kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se sa vjet, ndërsa në korrik 3 mijë më shumë, se korrikun e shkuar. Pra edhe ajo teoria keqdashëse e përhapur këtë sezon me teori të tjetra për shqiptarët e Kosovës që e paskan braktisur Shqipërinë, është një zero me xhufka“, tha Rama.

Për vendin, vijoi Rama, ky sezon turistik do të jetë më i mbarë se i vitit të kaluar kur u regjistruan 10 milionë turistë në 12 muaj, ndërsa theksoi se objektivi mbetet “Shqipëria 2030”, kampionia e padiskutueshme e turizmit dhe jo vetëm e turizmit në rajon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →