Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas tensioneve në këshillin bashkiak të Tiranës, ku nuk kanë munguar as grushtet mes Halit Valterit dhe këshilltarit të opozitës, Tedi Blushi.
Sipas Ilir Metës, ka qenë Erion Veliaj dhe Halit Valteri që kanë sulmuar këshilltarin e PL-së në këshillin bashkiak, Tedi Blushi.
Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook thotë se nga sot “Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Erion Veliajn”.
“Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.
Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.
Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.
Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash. Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë”, shkruan Meta.
Kujtojmë që mbledhja e Këshillit Bashkiak zgjati vetëm pak minuta, pasi këshilltari i opoztës, Tedi Blushi qëlloi me një tufë me letra, Erion Veliajn dhe mbledhja u ndërpre.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co