
Benjamin Netanyahu ka kërkuar “falje” nga izraelitët për dështimin në kthimin e gjashtë pengjeve të gjetur të vdekur në Gaza të shtunën, pasi Hamasi paralajmëroi se të tjerë mund të “kthehen te familjet e tyre me qefin” nëse nuk arrihet një armëpushim.
Komentet e tij erdhën pasi protestat intensive në rrugë për trajtimin e negociatave nga ana e tij, hynë në natën e dytë në Izrael.
Presioni u rrit gjithashtu ndërkombëtarisht pasi Britania e Madhe pezulloi disa shitje armësh në Izrael, duke përmendur rrezikun e përdorimit të pajisjeve për të shkelur ligjin ndërkombëtar.
Mijëra izraelitë dolën në rrugë të hënën në protesta të reja të thirrura nga familjet e pengjeve për të shprehur zemërimin e tyre për dështimin e Netanyahu për të sjellë në shtëpi të dashurit e tyre pas pothuajse 11 muajsh.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co