Te Polonia me dhimbje koke, Leva humb debutimin/ Në rrezik edhe…

te polonia me dhimbje koke leva humb debutimin ne rrezik edhe
































Përfaqësuesja polake shkon e gjymtuar në “Euro 2024” me probleme fizike që i kanë hequr një pas një sulmuesit e saj më të mirë. Fillimisht ishte Milik që u dëmtua në miqësore e humbi Europianin. Më pas erdhën dëmtimet në miqësoren e të hënës ndaj Turqisë të Sviderskit dhe Levandovskit.

22222-1

Dhe ky i fundit do të mungojë të paktën për ndeshjen e parë kundër Holandës. Konfirmimi ka ardhur nga burime zyrtare të Federatës Polake të Futbollit, që ka shfaqur para mediave mjekun e ekipit, Jaçek Jarozeski, për të treguar situatën e kapitenit që është padyshim arma më e fortë e kësaj përfaqësueseje. Pasi shpjegoi se Levandovski kishte pësuar një dëmtim në bicepsin femural.

“Sviderski dëmtoi kyçin e këmbës, sulmuesi do të qëndrojë jashtë për 3 ose 4 ditë. Është një garë me kohën për të qenë i gatshëm për ndeshjen kundër Holandës. Mendoj se lojtari i Veronës do të jetë i gatshëm, megjithatë, lajmi i keq vjen nga Robert Levandovski, i cili me siguri nuk do të jetë kundër Holandës”, deklaroi presidenti i Federatës Polake në një intervistë të dhënë së fundmi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →