
Trembëdhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre gra dhe fëmijë – gjatë një sulmi ajror në kampin e refugjatëve “Nuseirat” në qendër të Rripit të Gazës, njoftoi sot agjencia palestineze e lajmeve WAFA.
Agjencia citoi burime lokale, të cilat ia atribuan sulmin forcave izraelite. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk kanë komentuar ende dhe raporti nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Ndërtesa e goditur raportohet të jetë një ish-shkollë, e cila është përdorur si strehë për familjet që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës – që nga fillimi i luftës në tetor të vitit të kaluar.
Në përditësimin e fundit, autoriteti shëndetësor i kontrolluar nga Hamasi raportoi se të paktën 38 098 njerëz ishin vrarë në Rripin e Gazës dhe 87 705 të tjerë ishin plagosur që nga fillimi i luftës. Shifrat përfshijnë si luftëtarë ashtu edhe civilë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co