
Ardian Ismajli doli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Ukrainës. Pavarësisht se shanset tona për të marrë vendin e parë janë shumë të vogla, për të mos thënë zero, mbrojtësi i Empolit beson ende te mrekullia.
“Tani nuk varet asgjë nga ne, por nga rezultati te Ceki-Gjeorgji. Ne do të hyjmë për të fituar me Ukrainën, nuk kemi rrugë tjetër. Shpresoj të kemi fatin me vete për të dalë në vendin e parë. Në Air Albania kemi nëj fortesë, vetëm një gol të pësuar dhe një humbje në dy vitet e fundit. E keni parë përkrahjen që kemi pasur. Me Cekinë vuajtëm herën e parë pasi nuk e njihnim mirë, këtë herë morëm masat dhe ia dolëm. Duhet të bëjmë gola, kështu e ka futbolli, kemi mbrojtur mirë, por nuk kemi shënuar dot”, tha Ismajli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news