“Tani jemi të frikshëm, Roma feston që barazoi në shtëpi”, Konte ironizon lojtarin rival: Ai ose nuk kupton ç’thotë, ose ka parë ndeshje tjetër

tani jemi te frikshem roma feston qe barazoi ne shtepi konte ironizon lojtarin rival ai ose nuk kupton cthote ose ka pare ndeshje tjeter
tani jemi te frikshem roma feston qe barazoi ne shtepi konte ironizon lojtarin rival ai ose nuk kupton cthote ose ka pare ndeshje tjeter

Napolit i ka shpëtuar fitorja nga duart në minutën e fundit të takimit. Roma ia doli t’i rrëmbente një barazim 1-1 në “Olimpiko”, duke i dhënë kështu një ndihmë Interit në garën për titullin kampion. Antonio Konte ka ironizuar futbollistin e Romës, Mançinin, në deklaratën e tij pas ndeshjes. Mançini tha për mediat se verdhekuqtë krijuan shumë raste, ndërsa Konte i është përgjigjur me fjalët se lojtari italian me siguri ka parë një tjetër ndeshje.

“Tani jemi një skudër e frikshme. Roma po festonte që barazoi në shtëpi. Mendoj se Mançini nuk e kupon se çfarë ka thënë ose ka parë ndonjë ndeshje tjetër. Ne po bëjmë diçka të rëndësishme. Sigurisht që mund të kishim bërë më mirë në rastin e fundit. Ata shënuan një gol të njëjtë si të enjten. E kemi treguar 15 herë në video”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →