Kjo merkato transferimesh pritet të përaktojë edhe të ardhmen e Mirlind Dakut. Sulmuesi shqiptar është i treti në listën e golashënuesëve në kampionat ëtë sezon dhe në verë zgjoi interes te klubet e mëdha të Rusisë. Babai i Mirlindit ka folur për “Sport24” rreth kësaj çështjeje. Fehmi Daku ka theksuar se së bashku me djalin e tij e kanë të qartë synimin e tyre. Ai është shprehur se në janar ose do të kërkojnë një kontratë afatgjatë me Rubin Kazanin, ose do të largohen drejt një klubi tjetër.
“Për momentin nuk na ka kontaktuar asnjë klub. Sa për Zenitin, mund të ketë pasur interesim, por asgjë më shumë. Tani është koha për transferime, kështu që një lëvzje drejt një klubi tjetër është e mundshme. Unë dhe Mirlindi po zgjedhim dy rrugë: një kontratë afatgjatë me Rubinin, ose një trasnferim. Më pas, i takon menaxhmentit të vendosë. Mendimi i tyre është gjithashtu i rëndësishëm për ne. Mendoj se në fillim të vitit tjetër, me hapjen e dritares së transferimeve, do të fillojë puna në këtë drejtim”, ka deklaruar Fehmi Daku./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news