
Më 28 dhe 29 shkurt, do të zhvillohet në Tiranë takimi i liderëve të Ballkanit. Në këtë takim, Kosova do të përfaqësohet me Presidenten Vjosa Osmani.
Në këtë takim, bëhet me dije se do të diskutohet në lidhje me objektivat për intensifikimin e përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Europian.
Ditën e djeshme është zhvilluar tryeza ministrore e përfaqësuesve nga Ballkani Perëndimor për fushën e integrimit evropian, ku edhe është njoftuar takimi që do mbahet në Tiranë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co