
Rival i ri për Milanin në garën e për Viktor Gyokeres, qendërsulmuesin e Sporting CP, i cili është në listën e kuqezinjtë për verën e ardhshme. Këtë sezon, suedezi ka shifra të frikshme me klubin portugez, pasi në total ka shënuar 36 gola në 39 paraqitje.
Profili i Gyokeres po studiohet edhe nga shumë top klube evropiane, mes tyre, sipas informacioneve të AS, është edhe Atletico Madrid. Javët e fundit, Los Colchoneros kontaktuan Sportingun për të kërkuar të dhëna në lidhje me situatën e tij, por morën një përgjigje mjaft befasuese. 90 milionë euro do të nevojiten për të transferuar futbollistin, shifër kjo e konsiderueshme.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co