Jadon Sancho, lojtari i Borussia Dortmundit, i huazuar nga Manchester United, ka folur për kanalet zyrtare të klubit gjerman përpara ndeshjes së Champions kundër Atletico Madrid të mërkurën.
“Mezi pres të vijë e mërkura, edhe pse padyshim që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Atletico Madrid është një ekip i fortë dhe me përvojë, por ne do t’i kemi shanset tona. Nuk është kurrë e lehtë në Madrid, plus ata kanë një ekip të madh. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të bashkuar, jam i sigurt se mund t’i mundim kështu. Paraqitjet e tyre flasin vetë, janë shumë të fortë në mbrojtje dhe nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Le t’i përmbahemi planit dhe të luftojmë deri në fund, duke besuar në veten tonë dhe se do t’ia dalim” – Tha Sancho.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co