Teherani ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga Uashingtoni, për përfshirje në sulmin me dron që vrau tre ushtarë amerikanë në një bazë në Jordani.
Irani ka mohuar akuzat për përfshirje në sulm.
Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Irna, misioni i Teheranit në OKB tha: “Irani nuk kishte asnjë lidhje me sulmin në bazën amerikane. Ka një konflikt midis forcave amerikane dhe grupeve të rezistencës në rajon, të cilat kryejnë në mënyrë reciproke sulmet hakmarrëse”.
Sulmi i së shtunës me dron pa pilot, ishte sulmi i parë vdekjeprurës kundër forcave amerikane që nga lufta Izrael-Hamas që shpërtheu në tetor.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co