Dhjetëra persona janë qëlluar për vdekje në një xhami në Burkina Faso, në ditën e njëjtë kur u sulmua edhe një kishë, kanë njoftuar autoritetet e shtetit afrikan, sipas “BBC”.
Gjatë ritualeve të mëngjesit persona të armatosur rrethuan xhaminë në qytetin Natiaboani të dielën. “Viktimat ishin të gjithë myslimanë, të gjithë burra”, ka thënë një banor lokal për agjencinë “AFP”.
Mbi një e treta e Burkina Fasos aktualisht kontrollohet nga kryengritësit islamistë.
Sulmuesit besohet se janë luftëtarë islamistë që kishin shënjestruar ushtarët dhe autoritetet e mbrojtjes në po të njëjtën ditë. Në mediat lokale situata është përshkruar si një pushtim masiv me qindra persona të armatosur me automatikë.
Vetëm disa orë më parë nga ky sulm, të paktën 15 besimtarë u vranë në një sulm në kishën katolike në Esskane gjatë një meshe. Një zyrtar i kishës tha se dyshohet se militantët islamistë janë përgjegjës për sulmin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co