
SHBA
Urime për çiftin e famshëm të showbiz-it. Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson, sapo kanë konfirmuar se janë bërë prindër të një vajze.
Suki Waterhouse zbuloi për herë të parë në skenën e Festivalit të Muzikës dhe Arteve Coachella se ajo është nënë e një vajze. 32-vjeçarja këndoi një pjesë nga hiti Oasis ‘Don’t Look Back In Anger’ dhe foli më pas pak më shumë për veten.
Ndërsa theksoi se kohët e fundit ka përjetuar ndryshime të mëdha në jetën e saj, Suki zbuloi se ka një vajzë.
“Më kanë ndodhur disa ndryshime të mëdha në jetë. I dua gratë e mrekullueshme dhe kam qenë shumë me fat që kam zonjën time të vogël të mrekullueshme dhe që kam takuar dashurinë e jetës sime”,- tha ajo.
Vetëm disa ditë para festivalit, Suki Waterhouse ndau një seri fotosh në Instagram, pas lindjes.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co