
Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor (SWPC) e Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) paralajmëroi se stuhia gjeomagnetike e shkaktuar nga shpërthimi i plazmës në Diell mund të prishë përkohësisht sinjalet e radios.
NOAA ka lëshuar një paralajmërim për stuhinë gjeomagnetike të shkaktuar nga shpërthimi i plazmës në Diell.
Parashikuesi i motit në SWPC, Jonathan Lash tha se stuhia mund të prishë përkohësisht sinjalet e radios dhe të ndërpresë komunikimin midis avionëve dhe kullave.
Ai tha se aurorat e quajtura “dritat veriore” që ndodhin pas stuhisë mund të vëzhgohen në pjesë të ndryshme të botës.
Shpërthimi më i madh në Diell që nga viti 2017 u regjistruar nga Observatori Dinamik Diellor i Agjencisë Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës së SHBA-së (NASA) më 15 dhjetor 2023 dhe u njoftua se shpërthimi çaktivizoi përkohësisht sinjalet e radios në Tokë.
Sipas NASA-s, shpërthimet në sipërfaqen e Diellit krijojnë valë të fuqishme energjie që përbëjnë rrezik për anijet kozmike dhe astronautët si dhe për frekuencat e radios, rrjetet e energjisë dhe sinjalet e navigimit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co