Strehonin në shtëpi vrasësin e Edmond Papës, gjykata lë në burg Adriatik dhe Jualian Kalemin! Planin që kishin thurur tre personat

strehonin ne shtepi vrasesin e edmond papes gjykata le ne burg adriatik dhe jualian kalemin planin qe kishin thurur tre personat





































Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg dy personat, Adriatik dhe Jualian Kalemi, të cilët kishin strehuar në banesën e tyre, autorin e dyshuar të vrasjes së Edmond Papës, shtetasin Andrew Bode.

Aleksandër Sadikaj andrea kalemi papa

Adriatik Kalemi akuzohet për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim I armeve, armeve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetisë dhe sportive” dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërsa Julian Kalemi akuzohet për “Përkrahje e autorit te krimit”.

OPERACIONI I ARRESTIMIT

I shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës, RENEA arrestoi më 28 gusht 48-vjeçarin Andrew Bode dhe miqtë e tij që e strehonin në Memaliaj, Julian Kalemi dhe Andrea Kalemi. Mësohet se Bode kishte shkuar për ngushëllim te miqtë e tij lidhur me ngjarjen e rëndë të 21 korrikut, ku u vra në lokal Shyqyri Kalemi dhe dy punonjësit Marsel Çela dhe Bledar Muka, ndërsa i plagosur mbeti Artur Kalemi, që ndodhet në spital.

Vrasja e trefishtë në Memaliaj dyshohet se është kryer për hakmarrje, e cila e ka zanafillën në vitin 2022 kur kanë nisur edhe përplasjet mes dy grupeve dhe kanë marrë deri më tani 7 jetë njerëzish nga Athina në Tiranë.

Policia bëri me dije dje se u “finalizua nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe Reparti Special RENEA, operacioni policor i koduar ‘Plani’. Lokalizohet në Memaliaj, kapet dhe vihet në pranga një 45- vjeçar nga Tirana, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i kërkuar për vrasje.

Gjatë operacionit u vu në pranga edhe një shtetas që e strehonte në banesë, në Memaliaj, të kërkuarin. Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga dhe një shtetas tjetër, të cilit bazuar në inteligjencën policore, iu krye kontroll në banesë, ku iu gjetën armë zjarri, armë gjahu, antiplumb, silenciatorë, municion luftarak, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

“Në kuadër të operacionit të zhvilluar në Memaliaj, në banesën e shtetasit J. K. policia kapi dhe arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim A. alias F. alias E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, kryer në bashkëpunim dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Në vitin 2022, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, dyshohet se janë autorët e vrasjes së shtetasit E. P. Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni kundër Krimeve të Rënda arrestoi shtetasin J. K., i cili ka strehuar shtetasin në kërkim. Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. Shtetasi A. K. u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Megaoperacioni ‘Sundimi i ligjit’ vijon”, – tha Policia e Gjirokastrës.

VRASJA E SHYQYRI KALEMIT

Pesë javë më parë i gjithë vendi do të tronditej nga një atentat që mori përmasat e masakrës. Ngjarja ndodhi në mesnatë dhe sulmi me armë ndodhi në një lokal në mes të qytezës së vogël të Memaliajt. Shënjestra ishin dy vëllezër, ndërsa në tavolinën e “vdekjes” ishin ulur edhe dy persona të tjerë. Tre persona humbën jetën, ndërsa njëri nga vëllezërit-shënjestër mundi të shpëtonte gjallë nga ajo pritë fatale. Policia identifikoi vetëm viktimat, ndërsa u tha se i vdekur në vend mbeti Shyqyri Kalemi, u plagos i vëllai i tij dhe u vranë dy njerëz të pafajshëm, të cilët nuk kishin lidhje me linjën gjakësore që është hapur mes dy familjesh.

U tha se atentati ka shkak larjen e hesapeve, që nis te një tjetër akt horror i ndodhur në mes të ditës, në mes të rrugës, në mes të Tiranës, ku hidhet në erë me minë të telekomanduar një djalë vetëm 27 vjeç, i cili rezultonte të ishte njeri i familjes së Kalemëve.

Historia e përgjakjes që nga Tirana e deri në Athinë ende nuk dihet se ku e ka zanafillën, por pas atentatit me minë në afërsi të TEG, në Tiranë do të ekzekutohej poshtë shtëpisë së vëllait të vet një biznesmen.

Policia në fakt lëvizi shpejt dhe profesionalisht, duke bërë të mundur identifikimin e personave që morën pjesë në krim dhe duke zbuluar se pas atij atentati gjendeshin njerëz që kishin lidhje me djalin e vrarë me minë të telekomanduar. Nga Tirana në Memaliaj e në Athinë numri i të vrarëve, që dyshohet që ka të njëjtën linjë hakmarrjeje ka shkuar në 7 persona e gjithçka në vetëm 2 vjet. Në fakt, flitet edhe për të paktën dy të vrarë të tjerë, që ende policia nuk ka gjetur as autorë dhe as shkaqe, që mund të kenë lidhje me hakmarrjen e pafre mes dy fiseve. Por, njëri nga të identifikuarit për vrasjen e biznesmenit ishte në kërkim dhe ai ditën e djeshme ka marrë rrugën për në shtëpinë e Shyqyri Kalemit të pinte një kafe ngushëllimi për vdekjen e tij.

Në shtëpi e kanë pritur dy djemtë e viktimës, Andrea dhe Juliani, të cilët nuk kanë qenë në dijeni se pas tij gjendeshin edhe forcat speciale RENEA. Madje, sipas policisë së Gjirokastrës, dy djemtë e Shyqyri Kalemit kishin në banesë edhe një arsenal armësh dhe mjetesh, të bëra gati për realizimin e një plani, por që janë vënë në pranga pa mundur të dalin nga shtëpia, bashkë me mikun e tyre

Si u vra Edmond Papa?

Edmond Papa 49 vjeç, u qëllua në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra.

Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →