Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qëndrime të ndryshme lidhur me përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina për të goditur objektiva ushtarake brenda territorit rus. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, kohët e fundit Uashingtoni i dha Kievit leje për të përdorur armët amerikane që të godasë objektiva tokësore ushtarake brenda Rusisë, por me kufizime të rrepta gjeografike
Ndërsa vendet aleate dhe partnere debatojnë lidhur me përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina, shefi i NATO-s thotë se forcat ukrainase kanë të drejtë të godasin objektiva ushtarake brenda Rusisë.
“Nëse ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë, atëherë ne po u kërkojmë atyre që të ushtrojnë të drejtën e vetëmbrojtjes me një dorë të lidhur pas shpine”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Zoti Stoltenberg mirëpriti vendimet e fundit nga disa shtete anëtare të aleancës për të zbutur kufizimet në përdorimin e disa armëve perëndimore për të goditur objektiva brenda Rusisë, kryesisht pasi Moska filloi të sulmonte Kharkivin nga brenda territorit rus.
Kohët e fundit, Uashingtoni i dha Kievit leje për të përdorur armët amerikane që të godasin objektiva tokësore ushtarake brenda Rusisë, por me kufizime të rrepta gjeografike.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co