
Ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i është komunikuar sot akuza zyrtare nga SPAK, “Shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim”.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për News24 se Beqaj akuzohet se nuk ka parandaluar konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrin Klodian Rrjepaj.
Ish-ministri ka udhëtuar me bosët e koncesionit dhe u ka vënë në dispozicion automjete zyrtare.
Sipas gazetares, Beqaj nuk ka marrë gjithashtu masa për të vënë në punë qendrën moderne të sterilizimt në QSUT.
Ndërkohë kjo nuk është e vetmja çështje ndaj ish-ministrit. SPAK ka nisur një çështje të re, pasi dyshohet se si drejtues i ASPAC ka përfituar nga fondet e BE dhe lidhje klienteliste me kompanitë farmaceutike.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co