* Interi dhe Komo do të sfidohen me njëri-tjetrin në Serinë A pas 21 vitesh dhe 282 ditësh, pra në 16 marsin e vitit 2003 luanin sfidën e fundit. Zikaltrit fituan 4-0 me dopietën e Vierit dhe golat e Di Biaxhos dhe Batistutës. Trajner në atë kohë ishte Hektor Kuper.
* Interi ka fituar 7 sfidat e fundit në Serinë A kundër Komos. Vetëm kundër Peskarës me 8 kanë ecuri më të gjatë të fitoreve radhazi.
* Pasi humbi në ndeshjen e parë në shtëpi kundër Komos në vitin 1950, Interi ka fituar 12 ndeshjet e luajtura në “San Siro”. Mund të arrijnë 13 fitore radhazi në shtëpi kundër një rivali për herë të parë pasi janë ndalur në 12 kundër Fiorentinës dhe Pro Patrias.
* Pas humbjes në derbi kundër Milanit, Interi ka fituar 8 nga 10 ndeshjet që ka pasur dhe 2 barazime. Zikaltrit kanë shënuar 30 gola dhe kanë pësuar 10. Mund të arrijnë 4 fitore radhazi për herë të parë në këtë sezon. Vitin e kaluar arritën 10 fitore në periudhën janar-mars.
* Interi ka realizuar 40 gola në këtë kampionat, në 70 vitet e fundit vetëm në vitin 2020-2021 ka shënuar më shumë 41.
* Komo është e pamposhtur në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit duke marrë 1 fitore dhe 2 barazime. Në këtë sezon nuk ka arritur kurrë të regjistrojë 4 barazime radhazi.
* Komo ka barazuar 2 ndeshjet e fundit në transfertë kundër Xhenoas dhe Venecias. Hera e fundit që ka marrë 3 barazime jashtë ka qenë në vitin 1986.
* Lautaro Martinez ka marrë pjesë në 25 gola në 24 ndeshje kundër skuadrave të ngjitura në Seriën A me 20 gola dhe 5 asiste. Por në fakt vetëm 1 nga 6 golat e tij të fundit është shënuar në “Meazza”.
* Asnjë lojtar i Komos nuk ka marrë pjesë në më shumë gola sesa Niko Paz, 2 gola dhe 3 asiste në këtë sezon të Serisë A. Kutrone ka 4 gola dhe 1 asist.
PANORAMASPORT.AL