Spanja për të mbyllur llogaritë në Ligën e Kombeve, Serbia frikëson me “Mesin”

spanja per te mbyllur llogarite ne ligen e kombeve serbia frikeson me mesin
spanja per te mbyllur llogarite ne ligen e kombeve serbia frikeson me mesin

Spanja përballet sonte në mbrëmje me Serbinë në ndeshjen e katërt në grupin e saj në Ligën e Kombeve me objektivin për të sigluar kualifikimin për në çerekfinale.



Do të jetë qyteti i Kordobës ai që do të presë kampionët e Europës, të cilët me një sukses ndaj ballkanasve do të mbyllnin llogaritë e kualifikimit me dy ndeshje për tu luajtur në nëntor. Takimi ndaj ballkanasve do të jetë dhe një sfidë më vete për “La Roja”- n, sepse ishin pikërisht ballkanasit ata që prishën ecurinë e 7 fitoreve radhazi të arritur nga “La Roja” me barazimin në Beograd 0-0.

MUNGESAT – Pas fitores së vështirë ndaj Danimarkës (1-0) me golin e Zubimendit, lajmi i keq për Spanjën mbërriti të dielën me “humbjen” e anësorit të Barcelonës, Lamin Jamal për ndeshjen ndaj serbëve. Por Jamal është vetëm një nga mungesat e panumërta të trajnerit Luis de la Fuente për takimin e sotëm. Janë plot 12 mungesa të Spanjës në këtë takim, mes dëmtimeve të ndryshme apo problemeve shëndetësore. Por edhe në krahun tjetër, Serbia nuk është më pak e prekur nga dëmtimet. Janë të paktën 6 mungesa kryesore pa të cilat duhet të bëjë llogaritë Dreagan Stojkoviç. E megjithatë serbët, dëshirojnë të qëndrojë sa më gjatë në garë për një vend që të çon në çerekfinale.

KËRCËNIMI SERB – I kushtëzuar nga disa mungesa madhore në skuadër, trajneri i Serbisë, Stojkoviç i besoi një vend për dy takimet ndaj Zvicrës dhe Spanjës edhe talentit më të ri të futbollit serb, Andrija Maksimoviç. Me debutimin e tij të shtunën e kaluar kundër Zvicrës, Maksimoviç u bë futbollisti më i ri që ka veshur fanellën e Serbisë, me 17 vjeç, katër muaj e shtatë ditë. Vetëm një muaj më parë, organizatori ishte ende duke luajtur me ekipin U-19 të vendit të tij, por shpërthimi i tij i papritur me Cërvena Zvezdën ka bërë që Dragan Stojkoviç ta thërrasë atë në ekipin e parë, ku ndaj Zvicrës luajti 16 minutat e para. Për mesfushorin është folur për një kohë të gjatë në Beograd, dhe jo vetëm për shkak të aftësisë së tij, por edhe për një fakt të veçantë. Deri vonë (jo më: ai është rritur dhe ka prerë flokët) shtati i tij i vogël, flokët deri në shpatulla dhe sigurisht statusi i tij si mëngjarash i dhanë pseudonimin “Mesi i vogël”.

DE LA FUENTE – Sakaq, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, duke komentuar ndeshjen kundër Serbisë nuk e ka fshehur se objektivi është fitorja që do t’i jepte kualifikimin fituesve në fuqi të Ligës së Kombeve. “Uroj që të kemi rikuperuar energji pas ndeshjes kundër Danimarkës. Kjo ka qenë gjëja kryesore. Ndaj Serbisë na pret një tjetër ndeshje e vështirë. E kemi eksperiencën nga Beogradi. Por ne duam fitoren”, tha ai.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT

dsaadmin

Learn More →