GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit e repartit të Onkologjikut, të cilët kuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private.

Në seancën e parë që u zhvillua në GJKKO në ngarkim të të akuzuarve të Onkologjikut që kur dosja i kaloi SPAK, Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest në shtëpi ndaj mjekut Edmond Gashi dhe farmacistit Florian Marku.
Ndërkohë pala tjetër, mjekja Alketa Pere, ish-zv.drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, koordinatori i Onkologjikut, Emiljano Lela, ish-specialistja Drilona Kishta dhe dministrator i klinikës Megis, Halil Gashi, u është lënë në fuqi masa detyrim paraqitje.

Duket se vendimi i marrë ditën e sotme nuk ka qenë aspak i pranueshëm nga mjekja Alketa Ymeri (Pere), e cila pas daljes nga GJKKO, refuzoi të prononcohej për mediat dhe shtyu me duar mikofonët e gazetarëve që i drejtuan pyetje.
Ndërkohë, avokatët e të pandehurve kanë kërkuar që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme, por t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës.
Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie.

Masat
Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”
Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.
Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.
Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” u la në masën “Arrest në shtëpi”.
Për Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.
Kujtojmë se dosja i ka kaluar SPAK dhe ka nisur hetimin pasuror ndaj tyre. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga hipotekat dhe bankat e nivelit të dytë informacion për asete apo pasuri për të gjithë mjekët dhe zyrtarët e Onkologjikut.
Hetimet
Nga hetimi i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private.
Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.
Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co