Skandali/ Dy vite pa bonus qiraje, por dikush e përfitonte në emrin e Shpresa Bruccit. A do të jetë 2026 fundi i pritjes?

skandali dy vite pa bonus qiraje por dikush e perfitonte ne emrin e shpresa bruccit a do te jete 2026 fundi i pritjes
skandali dy vite pa bonus qiraje por dikush e perfitonte ne emrin e shpresa bruccit a do te jete 2026 fundi i pritjes

Emisioni Vetting në Neës24 ka trajtuar historinë e Shpresa Bruccit, të moshuarës nga Durrësi, banesa e së cilës u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Gazetarët kanë zbuluar detaje jo vetëm lidhur me mashtrimet që përballen qytetarët, banesat e të cilëve janë kthyer në të pabanueshme, por edhe për heqjen e emrave të tyre nga skema e bonuseve të qerave.

Dhe një rast i tillë është ai i Shpresës, e cila prej dy vitesh nuk merr bonusin, edhe pse i takonte. Duket se dikush tjetër ka përfituar, pasi Shpresa thotë se nuk ka marrë asnjë lek.

[embedded content]

Rindërtimi i premtuar ka kaluar çdo afat nga ana e autoriteteve, ndërsa pritja e banorëve prej kohësh është kthyer në një dëshpërim. Fondet e shumta të deklaruara nga qeveria nuk janë parë ende nga banorët.

Bashkia e Durrësit, tani përgjegjëse për subvencionet e qirasë, përballet me vështirësi për të plotësuar nevojat, duke thelluar dëshpërimin e të mbeturve jashtë shtëpive të tyre të dikurshme. Shumë prej ndërtesave të rindërtimit, edhe pse kanë përfunduar së ndërtuari, janë të pabanueshme pasi ende nuk ka rregullim të brendshëm dhe nuk ka infrastukturë për t’i bërë të banueshme.

Shpresa Guçi tregon se bonusin e qirasë ja hoqën pa të drejtë.

“Ka dy vite ma hoqën bonusin e qerasë. Mua më dilte jeshil, por unë nuk merrja lekë, nuk di se ku shkonte bonusi im” , u shpreh Shpresa Guçi.

Mungesa e transparencës me atë që ndodh me shtëpitë e premtuara i ka zemëruar qytetarët që janë në pritje.

Buxheti për ndërtimin ka ndryshuar vit pas viti, por shtëpitë kanë mbetur ende në vendnumëro.

Vetting ka mësuar se qeveria i ka dhënë 2 miliardë lekë të tjera procesit rindërtimit, duke e çuar në 9 miliardë lekë në total buxhetin këtë vit nga 7 miliardë në planifikuara fillimisht.

Por, sipas përllogaritjeve nga ekspertët, procesi rindërtimit nuk pritet të përmbyllet para vitit 2026. Kjo shihet edhe te planifikimi që qeveria ka bërë për dy vitet e ardhshme ku në buxhet janë planifikuar të shkojnë edhe 4 miliardë lekë të tjera, për rindërtimin.

Kjo shumë tejkalon përllogaritjet e fillim krizës pas tërmetit ku Qeveria shqiptare parashikoi “rreth 1 miliardë euro për nevoja”.

Që nga nisja e procesit e deri tani rezulton të jenë rindërtuar në total 2 250 banesa individuale dhe 4 mijë e 500 apartamente. Deri në fund të vitit janë planikfikuar të mbyllen punimet edhe në 105 pallate të tjera me shpresën që ky proces do të marrë fund deri në 2026.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →