Ndonjëherë është më mirë të mbyllësh karrierën në momentin e duhur sesa ta vazhdosh atë dhe të kthehesh në një objekt diskutimi, kur fizikut po i vjen ora për të varur këpucët në gozhdë. Për këtë është shumë i vetëdijshëm edhe legjenda e Real Madrid, Marcelo.
Ky i fundit është pjese e Fluminese, që mban vendin e 12 në renditje. Në mbrëmjen e djeshme, kjo skuadër barazoi në shifrat 2-2 ndaj Gremio. Braithëate shënoi golin e parë për miqtë, Fluminese ktheu rezultatin dhe në minutën e 99, Gremio barazoi sërish.
Trajneri i Fluminese, Mano, vendosi që në minutat e fundit të digjte kohën dhe të aktivizonte nga stoli dy lojtarë. Mes tyre ishte edhe Marcelo, që nuk e priti aspak mirë vendimin e trajnerit. Teksa ishte gati për të hyrë në lojë, Marcelo ia bërë të qartë trajnerit se nuk duhet të trajtohet në këtë mënyrë dhe se nuk është lojtar për të hyrë nga stoli në minutë të fundit.
Pasi i dha edhe një tjetër mundësi për të përsëritur fjalët, trajneri i Fluminese nuk ngurroi “ta poshtëronte” Marcelon duke i kërkuar që të rikthehet direkt në stol dhe në fund nuk e bëri zëvendësimin e dytë. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news