Siti zhytet më thellë, Haland: Është edhe përgjegjësia ime

siti zhytet me thelle haland eshte edhe pergjegjesia ime

Erling Haland fajësoi për paraqitjen e dobët të Mançester Sitit edhe formën e tij, ndërsa ka shënuar një herë në gjashtë ndeshjet e tij të fundit në Premier Ligë.



siti zhytet me thelle haland eshte edhe pergjegjesia ime

Ende në krye të listës së golashënuesve më të mirë të kampionatit, sulmuesi norvegjez ishte një figurë periferike gjatë humbjes së nëntë të Mançester Sitit në 12 ndeshjet e fundit. Këtë javë ata i mposhti Aston Vila 2-1. Dhe norvegjezi pohoi se paraqitjet e tij nuk kanë qenë në nivel të lartë, pasi kampionët në fuqi rrëshqitën akoma më thellë në krizën e tyre këtë sezon të paprecedent në drejtimin e Pep Guardiolës.

“Natyrisht, kjo na prek të gjithëve”, tha Haland. “Kjo më prek mua. Nuk kam qenë mjaftueshëm i mirë dhe nuk kam qenë në lartësinë e duhur për Sitin këtë sezon. Më duhet të rritem dhe të punoj më shumë, thjesht duhet të përmirësohem. Situata nuk është mjaft e mirë. Do të bëj gjithçka që mundem për të bërë më mirë. Ne nuk jemi në gjendje të fitojmë më ndeshje, nuk mund të kontrollojmë ndeshjet si dikur. Dikur i kontrollonim më shumë ndeshjet. Në momentet përcaktuese po dështoj të shënoj, në momentet përcaktuese po pësojmë gola. Diferencat janë të vogla. Do të bëj gjithçka për ta kthyer këtë”.

Duran dhe Roxhers shënuan në pjesën e parë për skuadrën e Unai Emerisë, ndërsa goli i Fill Fodenit erdhi tepër vonë, në kohën shtesë. Aston Vila ka fituar dy ndeshje radhazi në shtëpi kundër Mançester Sitit në Premier Ligë për herë të parë që nga prilli 1993. Ata gjithashtu kanë mposhtur kampionët në fuqi në shtëpi në dy sezone radhazi për herë të parë që nga 1975-76 (kundër Derbit) dhe 1976-77 (kundër Liverpulit). Xhon Duran tani ka shënuar golin e tij të shtatë në Premier Ligë këtë sezon. Vetëm Xhamal Musiala (9 gola) ka shënuar më shumë gola në pesë ligat e mëdha evropiane në sezonin 2024-25, mes të gjithë lojtarëve të moshës 21 vjeç e poshtë.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →