Mançester Siti i tij është në një ecuri fantastike në Premier Ligë, ndërsa e nisi atje ku e kishte mbyllur sezonin e shkuar.
Kampionët shkuan në një seri prej 23 ndeshjesh pa humbje për të fituar titullin vitin e kaluar. Ndërsa dje bënë 24 ndeshje pa humbje. Dhjetë fitoret e tyre të fundit kanë qenë me dy gola ose më shumë. Pep Guardiola mund të ankohet për lodhjen e skuadrës së tij, por ata nuk po e tregojnë këtë në fushë.
“Nuk e prisja. Jemi larg formës tonë më të mirë, kështu që tre pikët janë lajmi i mirë. Lajmi i keq është se kemi 65 ndeshje përpara nesh. Ne kemi një avantazh, është sezoni ynë i nëntë së bashku kështu që ne e njohim mirë njëri-tjetrin. Sigurisht që ka gabime që duhet të përmirësoni, por ne folëm. Diferenca në të qenit kampion ishte gjuha jonë e trupit, se si u sollëm. Janë momentet e këqija gjatë sezonit dhe ato momente në ndeshje që përcaktojnë skuadrat e mëdha. Për mua është një nder të jem në krye të këtyre djemve. Jam shumë me fat, nuk mund të them më shumë. Ka një plan, në mbrojtje dhe në sulm, por më pas ka rëndësi sesi ne festojmë momentet e mira dhe rikuperojmë momentet e këqija. Kjo është ajo që i përcakton këto ekipe dhe askush nuk flet për këtë. Për një kohë ne nuk mund të fitonim kurrë në ‘Stamford Bridge’. Ky është një hap i madh”, tha trajneri i Mançester Sitit.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co