Simon Simoni u zgjodh nga Silvinjo, trajneri Bushi e zëvendëson me një portier tjetër. Ftohet edhe mesfushori i Tiranës

simon simoni u zgjodh nga silvinjo trajneri bushi e zevendeson me nje portier tjeter ftohet edhe mesfushori i tiranes





































Shqipëria U-21 do të luajë më 6 shtator ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Europian “Sllovaki 2025”.

J92A0312_Original-2048x1365

Kuqezinjtë nisin grumbullimin të dielën, ndërkohë që lista e 23 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Bushi ka pësuar ndryshime.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portieri Simon Simoni nuk do të jetë në dispozicion të Bushit, pasi është përfshirë në listën e Kombëtares A të trajnerit Silvinjo për dy ndeshjet e UEFA Nations League ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Në vend të Simonit është ftuar në Kombëtaren U-21 portieri Klidman Lilo, i cili do të vihet në dispozicion të skuadrës qysh në ditën e parë të grumbullimit.

Ndërkohë, një emër tjetër i shtohet listës së Kombëtares U-21 për këtë ndeshje, pasi mesfushori Hajrulla Tola do t’i bashkohet ekipit të dielën për të dhënë kontributin në ndeshjen me Zvicrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →