Deputetja e PD-së Albana Vokshi, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se edhe ndërkombëtarët kanë reaguar për dënimin e ligjvënësit demokrat Ervin Salianji.
Vokshi tha se shumica e pjesëmarrësve në PPE u shokuan, kur “janë informuar se në Shqipëri janë tre të burgosur politikë”. Ajo shtoi se ndërkombëtarë i kanë thënë se burgosja e Salianjit është një ngjarje “e patolerueshme”. Vokshi deklaroi se në PPE është thënë se nuk mund të sakrifikohet demokracia për hir të stabilokracisë.
Albana Vokshi: Salianji u dënua që të tjerët mos të flasin e mos të denoncojnë. Unë di që ndërkombëtarët kanë reaguar për dënimin e Ervin Salianjit. Ne kemi pasur edhe takime me përfaqësues të lartë të organizatave të ndryshme, jo vetëm partive. Është fat i keq që një pjesë e ambasadorëve në Shqipëri nuk i përcjellin informacionet në shtetet e tyre. Ndërkombëtarët kanë thënë se është një ngjarje e patolerueshme. Kur ne informuam në Asamblenë Politike të PPE, duke thënë se po mbahen të burgosur politikë 3 opozitarë, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve u shokuan.
[embedded content]
Shumica e diskutimeve ishte në referencë të masave që PPE dhe vendet anëtare të BE duhet të marrin që regjimet autoritare mos vazhdojnë me represionin. Nuk duhet të lejohet që për hir të stabilokracisë, të sakrifikohet demokracia. Ndjej keqardhje që një pjesë e ambasadorëve nuk i shërbejnë interesave të qeverive të tyre, për të pasur në Shqipëri një demokraci funksionale.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co