
Auron Tare, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” ka komentuar situatën e turizmit në vend në prag të sezonit të verës.
Tare u shpreh se është fat që Shqipëria ka marrë vëmendje për asetet e saj turistike në mediat ndërkombëtare.
Ai theksoi se dekadën e fundit ka pasur një vëmendje të shtuar te turizmi në Shqipëri, por fatkeqësisht kjo nuk është përkthyer në masa të marra për ndërtimin e infrastrukturës dhe rritjen e industrisë në tërësi.
“Është fat që Shqipëria është në të gjitha mediat, pjesa më e madhe janë shkrime të paguara, por nuk ka gjë të keqe për këtë. Këto 10 vitet e fundit ka pasur një vëmendje më të shtuar te turizmi, por fatkeqësisht kjo vëmendje nuk është përkthyer në masa të marra për rritjen e infrastrukturës dhe industrisë turistike”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co