Shqetësimet për moshën/ Biden merr masa, Presidenti anulon eventet pas orës 20:00 për të fjetur më shumë

shqetesimet per moshen biden merr masa presidenti anulon eventet pas ores 2000 per te fjetur me shume
shqetesimet per moshen biden merr masa presidenti anulon eventet pas ores 2000 per te fjetur me shume

Presidenti amerikan Joe Biden u tha guvernatorëve demokratë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë sot se një pjesë e planit të tij në vazhdim është të ndalojë planifikimin e eventeve pas orës 20:00, në mënyrë që të mund të flejë më shumë, sipas asaj që raporton CNN.

Njoftimi, i raportuar për herë të parë nga The New York Times, erdhi pasi 81-vjeçari Biden u përpoq të siguronte një grup prej më shumë se 20 liderësh shtetërorë demorkatë për aftësinë e tij për të mposhtur ish-presidentin Donald Trump në nëntor dhe për të qeverisur në mënyrë efektive për katër vite të tjera.

Komenti la disa nga guvernatorët në dhomë të irrituar, thanë burimet për CNN.

Sakaq, Shtëpia e Bardhë dhe kampi i Biden nuk kanë komentuar në lidhje me atë që tha presidenti në takimin e zhvilluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →