Adriatik Lapaj nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar deklaratat e fundit të ish-Presidentit Ilir Meta ndaj SPAK dhe kryeprokurorit Altin Dumani.
Lapaj theksoi se gjuha e Metës ndaj një institucioni të lartë të drejtësisë është absolutisht e papranueshme duke marrë në konsideratë se kreu i Partisë së Lirisë ka mbajtur pozicionet më të lartë të shtetit shqiptar në karrierën e tij.
Sipas tij kritikat dhe anatemimi që i bëhet SPAK tregon se kjo strukturë është “e pakapur”, ndërsa shtoi se gjuha e Metës dhe Berishës ndaj drejtësisë nuk është problem i tyre me SPAK, por me “ata që i kthyen në ujqër me paratë e kombit shqiptar duke e vjedhur dhe që i lanë vetëm”.
[embedded content]
“Zotëria në fjalë ka qenë kryeministër, president, kryetar i Parlamentit, ministër i ekonomisë, e shumë të tjera. Deputet për 30 vite. Një zyrtar shumë i lartë i shtetit. Gjuha e përdorur nga një i tillë ndaj një institucioni të lartë të drejtësisë është absolutisht e papranueshme. Një gjuhë që nëse do e merrnim si një standart edhe për një njeri normal është e papranueshme. As kur janë nën akuzë nuk mund të flitet kështu. Ka qenë drejtuesi më i lartë në 30 vite, s’mund të përdorë atë gjuhë. Ajo nuk ndikon fare te institucioni përkatës.
Anatemimi që i bëhet strukturës së krijuar tregon që është e pakapur, ky është lajm i mirë. Gjuha e zotërisë nuk më duket problem me SPAK-un, por me këtë kategori molash që Meta e Berisha i morën nga anonimë, i bënë ministra, drejtora, etj. Pasi nga mola i kthyen në ujqër me paratë e kombit shqiptar duke e vjedhur përfundoi që i lanë vetëm. Ky është mallkimi i një populli të vjedhur.
E vërteta është që aktualisht në burg janë ministra dhe ish-ministra të qeverisë. Kjo s’do të thotë se është bërë sa duhet, duhet më shumë dhe besoj se SPAK duhet të hetojë Erion Veliajn, Edi Ramën për të gjitha që janë bërë”, u shpreh Lapaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co