Shpërthim me tritol në një zyrë noterie të shtetases me inciale E.D., në zonën e ish- Bllokut në Tiranë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta, i cili bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në orën 04:00.
Mësohet se lënda me eksplozivë është vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë, sakaq raportohet vetëm për dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co