
Çmimi Nobel në mjekësi u dha këtë vit për zbulimin e mikroRNA, një avancim shumë të rëndësishëm në fushën e biologjisë molekulare.
Shkenctarët Victor Ambros dhe Gary Ruvkun kanë kontribuar në kuptimin e mënyrës se si rregullohet aktiviteti i gjeneve, çka ka pasoja të mëdha për zhvillimin dhe funksionimin e organizmave.
Zbulimi i tyre ka hapur dyer të reja për hulumtime të tjera dhe mund të ketë implikime të rëndësishme në mjekësi, përfshirë trajtimin e sëmundjeve si kanceri.
Ambros, i cili kreu kërkimin në Harvard, tani është profesor në Universitetin e Massachusetts, ndërsa Ruvkun vazhdon punën e tij në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe në Harvard.
Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi vitin e kaluar i dha një njohje të veçantë Katalin Karikó dhe Drew Weissman për punën e tyre mbi vaksinat mRNA, të cilat luajtën një rol kyç në luftën kundër COVID-19.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co