“Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare, nëse burri ju sheh… ”- Qendrat e emigrantëve në Gjadër, Italia manual për policët e burgjeve: Janë shoqëri konservatore, kujdes me veshjen

shmangni shoqerimin me grate shqiptare nese burri ju sheh qendrat e emigranteve ne gjader italia manual per policet e burgjeve jane shoqeri konservatore kujdes me vesh





































Autoritetet italiane kanë nxjerrë një manual me 14 pika për 45 oficerët e policisë italiane, të cilët do të jenë në miniburgun me kapacitet maksimal 20 të burgosur, i ndërtuar pranë qendrave të riatdhesimit të ngritura nga Italia në Gjadër.

gjader qendrat e emigranteve

“Shmangni shoqërimin me femrat shqiptare”,”kujdes veshjen, lakuriqësia në publik nuk është e mirëpritur”, këto janë disa nga 14 këshillat e përfshira në manuali e rregullave etike që u është dhënë 45 policëve sipas mediave italiane.

Manuali rekomandon që agjentët “të shmangin takimin me gratë shqiptare në kontekste të ndryshme dhe në mënyrë kategorike”.

“Është një shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që e njeh ose e sheh gruan e tij duke u ballafaquar nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq”, thuhet në një pikë tjetër.

Mediat italiane shkruajnë se në manual shpjegohet se shqiptarët janë “popull modest, prandaj lakuriqësia në publik nuk është e mirëpritur”.

Në manual shpjegohet më tej se shqiptarëve “nuk u pëlqen të nënvlerësohen” dhe se “kafeja nuk konsumohet në banak, por vetëm ulur, kjo është një traditë absolute e cila duhet respektuar”.

“Në restorante, përmbajuni asaj që është vendosur në menu, kërkesat për ndryshime në formimin e menusë nuk janë të mirëseardhura dhe çojnë në gabime dhe keqkuptime”, thuhet në një tjetër pikë.

“Rekomandohet të sillni produkte dezinfektuese sepse zona e Gjaderit është shumë e infektuar me insekte dhe mushkonja”, thuhet më tej, ndërsa efektivët këshillohen të flasin italisht me shqiptarët.

“Flisni italisht, pothuajse të gjithë shqiptarët e dinë mirë”, thuhet aty.

manuali i italise per policet e burgjeve gjader

Por ky manual ka sjellë edhe pakënaqësi, pasi sekretari i sindikatës së policisë së burgjeve Uilpa, Gennarino De Fazio është shprehur se fillimisht kanë menduar se ishte një lajm i rremë, më pas është konfirmuar se ekziston në të vërtetë.

“Ne menduam se ishte lajm i rremë, pastaj mësuam se në fakt ai manual ishte hartuar dhe shpërndarë. Ne nuk besojmë se po tregohemi qëllimisht seksistë, intolerantë ose le të themi “anti-etnik “. Kjo ndoshta është punë e ndonjë zyrtari, por ajo që është për t’u habitur është se e gjithë kjo mund të menaxhohet  në mënyrë të jashtëzakonshme dhe pa kontrollin paraprak të drejtuesve të Dapit (departamenti i burgjeve të Ministrisë së Drejtësisë)”, ka thënë ai.

Ndërsa nga opozita Filiberto Zaratti, kreu i grupit të Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese, u shpreh: “Çmendurisë represive përtej kufirit, Palazzo Chigi shton mungesën totale të ndjenjës së qesharakut me aludime të racizmit kulturor. Ata nuk mund të kishin bërë më keq”

Kujtojmë se qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →