
Pas një paraqitjeje “të turpshme” si ajo kundër Empolit, duke cituar Motën, është e pashmangshme që tifozët të pyesin veten nëse ka ende kuptim të vazhdojë trajneri në krye të stolit duke qenë se pas shtatë muajsh të plotë ai nuk ka mundur t’i japë një lojë dhe identitet të saktë, qoftë edhe nga pikëpamja mendore.
Këtu duhet vlerësuar fakti se grupi i vënë në dispozicion të tij nga Xhuntoli, me shifra në dorë, është i dyti me vlerën më të lartë në kampionat. Por pavarësisht se çfarë mendojnë apo shpresojnë tifozët, çfarë do të bëjë Juventusi nëse përgjigja nuk është e kënaqshme dhe mbi të gjitha bindëse pas 12 javëve të fundit të kampionatit që duhet të luhen ende?
KOSTO- Sigurisht, prishja e njëanshme e kontratës, lamtumira e trajnerit italo-brazilian dhe stafit të tij dy sezone më herët do të kishte një kosto nga xhepi diçka më pak se 20 milionë euro. Jo pak, sigurisht, por fillimi i një sezoni të ri me probleme të vjetra, do të ishte si një gabim i dyfishtë për drejtuesit bardhezi.
Ndaj, ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar se si do të orientohen drejtuesit e Juventusit për sa i përket stolit për sezonin 2025-2026.
PANORAMASPORT.AL