Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, duket se ka nisur një romancë të re pas ndarjes së shumëpërfolur me influenceren angleze, Jade Alyssa Wills, verën e kaluar.
Futbollisti ka publikuar së fundmi në profilin e tij në Instagram një fotot krah një vajze, të cilën mesa duket e paska surprizuar jo pak me një gjest romantik.
23-vjeçari publikoi pamje në një ambient tejet intim, i zbukuruar me trëndafila të kuq dhe tullumbace në formë zemre.
Vajza misterioze që i ka rrëmbyer zemrën sulmuesit kuqezi ende mbetet i paqartë, por fansat e Brojës kanë publikuar foton e dyshesh, krahas të cilës kanë bërë tag futbollistin dhe një vajzë me emrin @siniirreellaa.
Ky moment i ri sentimental vjen pas një periudhe të vështirë për Brojën, teksa ai përpiqet të rikthehet në formën e tij më të mirë sportive pas dëmtimeve në fushën e blertë.
