
TIRANE
Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 39-vjeçarin Andi Kullaj, i cili sipas saj është shkaktari i aksidentit me vdekje të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Fushë Krujë.
Sipas policisë 39-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.
I arrestuari drejtonte automjetin tip Hyundai dhe aksidentoi për vdekje në Fushe-Kruje 17-vjecarin Isuf Mehmeti teksa kalonte shume pranë vijave të bardha. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë alkooli që kishte konsumuar 39-vjecari dhe shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte. duke kaluar normën e përcaktuar për qarkullimin në zonën e banuar ku jo shumë larg ndodhet edhe një shkollë 9-vjeçare.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co