Një 25-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Dhërmi, pasi dyshohet se shiste doza kanabisi dhe kokaine në lokalet e natës së qytetit.
Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi doza kanabisi dhe kokaine në dhomën e hoteli ku qëndronte i riu.
Njoftimi i policisë:
Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Vihet në pranga një 25-vjeçar që shiste doza kokaine dhe cannabisi, në lokalet e natës.
Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe cannabisi, që u gjetën në dhomën e tij të hotelit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacinin policor të koduar “Parts 22”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte ky shtetas, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën 20 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e Himarës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co