Sheznit nuk i pritet te Barcelona: Jam gati për të luajtur

sheznit nuk i pritet te barcelona jam gati per te luajtur
sheznit nuk i pritet te barcelona jam gati per te luajtur

“Pushimet” mbaruan dhe Barcelona do të kthehet sot në mbrëmje në fushë me takimin kundër Seviljes për të vijuar rrugëtimin e saj në La Liga.



Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik pritet të marrë një vendim të rëndësishëm sa i përket portës, nëse do të vijojë t’i besojë Injaki Penjës, apo do t’i japë mundësinë e debutimit portierit më të ri të mbërritur në klub, Vojçek Shenzi.

Pikërisht, portieri polak ka dhënë një intervistë për “TV3” ku ka rrëfyer se është gati dhe mezi po pret të debutojë me blaugranat. “Këto dy javë jam përgatitur për të qenë gati. Nëse do të luaj apo jo është një vendim i trajnerit që duhet ta respektoj. Por unë stërvitem për të luajtur dhe, mendërisht, tashmë jam i përgatitur”, deklaroi ai. Ai tha gjithashtu ka folur për ditët e para në Barcelonë, duke mos i quajtur të lehta. “Kanë qenë ditë shumë të bukura. Sigurisht që ditët e para ishin të vështira nga pikëpamja fizike dhe aq më tepër portierët që punojnë vetëm dhe nuk është shumë argëtuese. Por këtë javë kur u futa në grup tashmë ka qenë shumë argëtuese dhe stimuluese”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →