Sherr mes dy klientëve shqiptarë në një kafene në Kretë, mbetet i plagosur me thikë njëri prej tyre

sherr mes dy klienteve shqiptare ne nje kafene ne krete mbetet i plagosur me thike njeri prej tyre




































Një sherr mes dy shqiptarëve në një kafene, ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Irakleo të Kretës.

greqi

Autori pasi e ka sulmuar 35-vjeçarin shqiptar duke e goditur me thikë në bark dhe duke i shkaktuar dëmtime në shpretkë dhe mëlçi, është arratisur nga vendngjarja.

35-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekësve, në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve, autori dhe viktima janë të njohur dhe sipas autoriteteve shkak dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës. Autori është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →