“Shënjestra” janë elbasanasit, Partizani kthehet në stërvitje

shenjestra jane elbasanasit partizani kthehet ne stervitje
shenjestra jane elbasanasit partizani kthehet ne stervitje

Partizani ka nisur dje përgatitjet për ndeshjen datës 20 tetor me Elbasanin në transfertë. Pas tri ditësh pushim, shumë të nevojshme për lojtarët, që kishin punuar rreth një muaj me intensitet tejet të lartë, trajneri Veselinoviç ka mbledhur sërish ekipin dhe lojtarët që janë në dispozicion.

Siç dihet, Hadroj, Preka, Ismaili dhe Bintsuka janë të angazhuar me Kombëtaret e tyre, teksa pjesa tjetër kanë zbritur në fushë. I veçuar vijon të stërvitet Buxhelaj, i cili mbetet i vetmi i dëmtuar në listën e mjekëve. Sakaq, Zguro është ende jashtë ekipit.

Domgjoni po stërvitet me grupin dhe kërkon të ambientohet në kohë dhe të futet në ritmet e të tjerëve. Pjesa tjetër gëzojnë formë optimale dhe janë në dispozicion të Veselinoviç, që ka mundësinë edhe të provojë gjëra të reja në stërvitje, për t’i aplikuar në ndeshjet e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →