
Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden, bashkëshortja e presidentit amerikan Joe Biden, do të udhëheqë delegacionin e vendit në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Douglas Emhoff, bashkëshorti i zëvendëspresidentes Kamala Harris, do të kryesojë delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ceremoninë e mbylljes, më 11 gusht.
“Presidenti ka emëruar gjithashtu delegacionet për ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Lojërave Paraolimpike pasuese”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Delegacioni në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike më 28 gusht do të udhëhiqet nga senatorja amerikane Tammy Duckworth, një demokrate nga Illinois dhe ish-pilote e Ushtrisë Amerikane, e cila ka përdorur një karrige me rrota – që kur humbi të dyja këmbët pasi helikopteri i saj u godit nga një raketë në Irak.
Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Xavier Becerra do të drejtojë delegacionin amerikan në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Paralimpike, më 8 shtator.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co