Shtetet e Bashkuara futën sot në listën e zezë 14 cisterna ruse të naftës për të respektuar një kufi të vendosur nga Perëndimi mbi çmimin e naftës së papërpunuar të shitur nga Moska, përpara dyvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës.
Sanksionet e vendosura nga Departamenti Amerikan i Thesarit synojnë kompaninë kombëtare ruse të transportit Sovcomflot, duke i dhënë asaj 45 ditë për të shkarkuar naftë ose ngarkesa të tjera nga 14 anijet, sipas faqes së internetit të ministrisë.
Sanksionet janë vendosur ndaj Grupit Sovcomflot për shkelje të tavanit të çmimit perëndimor të naftës ruse, thotë Departamenti Amerikan.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co