
Al-Kaeda raporton se udhëheqësi i degës së saj në Jemen ka vdekur.
Grupi terrorist nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.
SHBA kishte vënë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kokën e Khalid al-Batarfi.
Megjithëse besohet se është dobësuar në vitet e fundit për shkak të luftimeve të brendshme dhe sulmeve të dyshuara të dronëve amerikanë që vrasin udhëheqësit e tij, grupi i njohur është konsideruar prej kohësh si dega më e rrezikshme e grupit që ende vepron pas vrasjes së themeluesit Osama bin Laden.
Al-Kaida publikoi një video që tregon al-Batarfin të mbështjellë me një qefin të bardhë funerali dhe flamurin bardh e zi të Al-Kaedës.
Nuk kishte asnjë shenjë të qartë të traumës në fytyrën e tij. Al-Batarfi besohej të ishte në fillim të të 40-ave.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co