Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kushtet që ku i fundit vuri për normalizimin e marrëdhënies me Kosovën.
Në një postim në rrjetin social “X”, Torres tha se kërkesa e Serbisë që Kosova të kthehet në “status quo ante” nuk do të realizohet asnjëherë dhe se pavarësia e Kosovës do të mbetet “në përjetësi e tillë”.
“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandër Vuçiç është në anën e gabuar të historisë”, shkruan ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co