“Serbët do të luajnë në Serbi dhe ne në Shqipëri, në fund të gjithë do të jenë të kënaqur”, Duka: Nuk do ta ndryshojmë historinë, por nuk mbetemi peng të saj

serbet do te luajne ne serbi dhe ne ne shqiperi ne fund te gjithe do te jene te kenaqur duka nuk do ta ndryshojme historine por nuk mbetemi peng te saj
serbet do te luajne ne serbi dhe ne ne shqiperi ne fund te gjithe do te jene te kenaqur duka nuk do ta ndryshojme historine por nuk mbetemi peng te saj

UEFA ka zyrtarizuar disa javë më parë zhvillimin e Kampionatit Europian 2025 për 21-vjeçarët në Shqipëri dhe në Serbi. Armand Duka ka listuar në emisionin “Skaner”, i cili transmetohet në “MCN TV”, përfitimet e futbollit shqiptar nga ky organizimi. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka sqaruar për opinionin publik se aplikimi fillimisht ka qenë i veçuar, por më pas u pa e udhës bashkëpunimi me Serbinë. Duka është shprehur se ky eveniment nuk do të ndryshojë historinë, por është një mesazh paqeje nëpërmjet sportit.

“Ne kemi aplikuar për të qenë organizatorë të Kampionatit Europian U21 të futbollit vetëm. Edhe Serbia vetëm, edhe Turqia me Belgjikën. Ky është një aktivitet shumë i madh dhe shumë i rëndësishëm, edhe për Shqipërinë. Përmirëson infrastrukturën, vë futbollin shqiptar në qendër të vëmendjes, aq sa mund ta vërë. Padyshim që ne jemi njerëz të futbollit, por jemi edhe qytetarë shqiptarë. Ne e dimë historinë. Por nuk mund të mbetemi peng të historisë. Ne nuk do ta ndryshojmë historinë, nuk do ta amnistojmë historinë. Shumë mendojnë që është shumë i mirë organizimi i kampionatit europian, por jo me Serbinë. Ne japim një mesazh paqeje.

Rama është kryeministër i vendit, por ai nuk e ka ditur fare kur ne kemi marrë këtë iniciativë. Sigurisht që unë e kam pyetur, sepse për të organizuar këtë kompeticion duhet edhe miratimi i qeverisë. Kur e kam pyetur: “Ta vazdojmë këtë bashkëpunim me Serbinë”, më ka thënë: “Fantastike”. Finalja do të bëhet në Tiranë. Ngjarja më e madhe e kampionatit është ndeshja finale. Përpos ekipit tonë kombëtar, do të marrin pjesë ekipet më të mira kombëtare. Serbët do të luajnë në Serbi, ne do të luajmë në Shqipëri dhe të gjithë do të jenë të kënaqur.

Nuk mund të marrësh të drejtën e një kompeticioni të tillë pa dhënë ca prova. Dhe ne i kemi dhënë provat me finalen e Conference League. Madje një kompeticion ishte vendosur të zhvillohej në një vend tjetër dhe ekipet pjesëmarrëse thanë: ‘Më mirë të organizohet në Shqipëri’. Shumica e analistëve në Kosovë janë dakort me këtë organizim, por për populizëm bëjnë këto deklarata”, ka deklaruar Armand Duka./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →